top of page

Devolli zyrtarizon dy afrimet e para, huazon dy lojtarë nga Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 18
  • 1 min read

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga “Korça Boom”, klubi i Devollit ka bërë lëvizjet e para në merkato duke afruar dy futbollistë të rinj.


Ditën e sotme, drejtori sportiv Gjergji Xhango prezantoi zyrtarisht Jonas Nwosu dhe Anderson Joshua Junior, të cilët kanë firmosur kontratat e tyre me klubin devollit.


Të dy lojtarët vijnë në formë huazimi nga Skënderbeu, pas një periudhe aktivizimi te bardhekuqtë. Nwosu dhe Junior pritet të jenë përforcime me vlerë për skuadrën, në kuadër të objektivave për sezonin e ri.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page