Dhimitraq Xhambazi, ose ndryshe mjeshtri i golave
- Korca Boom
- Aug 3, 2023
- 2 min read
Nëse do të flisnim për një emër të madh të futbollit siç është Dhimitraq Xhambazi, padiskutim që do të flisnim vetëm me një statistikë. Në karrierën e tij 12-vjeçare, ka luajtur rreth 240 ndeshje dhe ka shënuar 110 gola.
Me pak fjalë, një “makineri” golash përpara viteve 1970 dhe deri pas viteve 1980. Dhimitraq Xhambazi ka qenë mjeshtri i golave, sidomos nga goditjet e dënimit, apo edhe nga gjuajtjet në zonë.
1967-1970, Xhambazi ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve dhe më pas do të vishte për 12 vite me radhë fanelën e Skënderbeut, duke u bërë një “makineri” golash dhe tipik sulmues që sa shumë na mungon edhe sot e kësaj dite.
Dhimitraqi ka qenë futbollist me trajnerë të tillë si, Aleko Pilika, apo edhe Ilia Shuke, ndërkohë që futbollin e luajtur e la në moshën 30-vjeçare, duke shënuar emrin e tij me gërma të arta në listën e një prej golashënuesve “race”.
Ishte vërtet një goleador, ndërkohë që shpesh i shënonte, Dinamos, Tiranës, apo Partizanit, që ishte vështirë ti shënoje në atë kohë.
Sot, Dhimitraqi mban titullin “Mjeshtër Sporti”, apo “Qytetar Nderi i Korçës” dhe “Urdhër i Kalorësit” nga ish-presidenti, Ilir Meta.
E veçanta ishte, se edhe pse ioshte një ndër golashënuesit më të mirë në Shqipëri, Dhimitraq Xhambazi nuk numëron asnjë ndeshje me kombëtaren, me përjashtim të disa ndeshjeve me Shpresat, apo edhe disa takime në Kupat Ballkanike.
Dhimitraq Xhambazi sot është 71-vjeç dhe është një nga njerëzit më të nderuar të qytetit tonë. Është specialist aktiv me mendimet e tij të vyera dhe mund të shkruajmë ditë e natë për të, por kurrë nuk mund të themi me fjalë sa i madh ka qenë si golashënues.
110 golat e shënuara në karrierë flasin qartë se kush është Dhimitraq Xhambazi.
A kemi sot lojtarë të këtij niveli? A kemi një Dhimitraq të dytë? Edhe pse kanë kaluar dekada të tëra, përgjigja është: Jo, si Xhambazi rallë vijnë lojtarë të kësaj “race” siç ishte ai.
Faleminderit profesor për kaq shumë sa i ke dhënë Skënderbeut.
Faleminderit Dhimitraq që ke nderuar një qytet të tërë dhe na ke bërë kaq shumë krenarë.
Je vërtet një Mjeshtër i madh dhe është fat që të kemi…!
