top of page

Dhjetë minuta që i morën jetën një trevjeçareje, arrestohet xhaxhai dhe menaxheri i hotelit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Një vajzë trevjeçare britanike ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në një pishinë hoteli në Greqi. Ajo, e identifikuar si Matilda, po kalonte pushime me familjen e saj në Lardos kur u gjet pa ndjenja në fund të pishinës.


Sipas raportimeve, xhaxhai i saj dyshohet se e kishte lënë vetëm për rreth dhjetë minuta. Vajza u dërgua fillimisht në spitale në Rodos dhe Kretë, ku ndodhej në gjendje kritike. Më pas u transferua në një spital në Angli, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë të dielën. Mjekët kishin paralajmëruar familjen se dëmtimi në tru që kishte pësuar ishte i pakthyeshëm.


Pamjet nga kamerat e sigurisë treguan se Matilda kishte qenë në ujë për të paktën dhjetë minuta. Në lidhje me ngjarjen, xhaxhai i saj 44-vjeçar dhe një menaxher 54-vjeçar i një agjencie udhëtimesh, përgjegjës për mysafirët e hotelit, janë arrestuar nga policia.


Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e fëmijëve gjatë pushimeve.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page