top of page

Dhunuan Ilir Topçiun në Devoll, tre të rinj në burg për 40 ditë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një afat prej 40 ditësh ndaj tre personave të dyshuar për dhunimin e Ilir Topçiut në Devoll, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.


Të ndaluarit janë Alti Nallbati, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, e cila u pranua nga trupa gjykuese.


Avokatët mbrojtës kërkuan që ndaj klientëve të tyre të vendosej një masë më e butë sigurie, si “arrest në shtëpi”, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke argumentuar se ekziston mundësia që të përfshirët të ndikojnë në provat e hetimit.


Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, Ilir Topçiu ka deklaruar se nuk është marrë peng, por është dhunuar fizikisht nga personat e përmendur.


Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page