DIASPORA/ Janë numëruar rreth 6 mijë zarfa, ja rezultatet e deritanishme sipas partive!
- Korca Boom
- May 15
- 1 min read
Ndërkohë që në qarkun e Korçës zgjedhjet tashmë kanë përfunduar edhe si subjekte, por edhe si kandidatë, ndryshe ndodh të votat e diasporës. Kjo pasi deri në këto momente janë numëruar vetëm 5984 zarfa, nga 16.226 që janë gjithsej.
Pra duhen ditë të tëra që të përfundojë numërimi për diasporën, pasi kujtojmë që përveç subjekteve më pas do të fillojë numërimi edhe për votat e kandidatëve.
Ja si paraqitet gjendja e partive në 5984 zarfa të numëruara:
1. PD-ASHM 1516 vota 25.54 %
2. Bashkë 151 vota 2.54 %
3. Lëvizja Atdheu 6 vota 0.10 %
4. KEA 10 vota 0.17 %
5. PS 3353 vota 56.49 %
6. NISMA-SHB 596 vota 10.04 %
7. AKSH 41 vota 0.69 %
8. ADR 5 vota 0.08 %
9. DZH 12 vota 0.20 %
10.MUNDËSIA 191 vota 3.22 %
11.PSD 55 vota 0.93 %
“KORÇA BOOM”
