top of page

Dinamo fiton në 45 minutat e para. Shikoni kronikën…! Ja çfarë ka ndodhur në stadiumin “Skënderbeu”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Shënues: Denisson 15’

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Zenuallari, Janaqi, Liço, Pecani, Moses, Lika, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Dinamo: Sali, Prodani, Behitrace, Hoxha, Marku, Jaku, Quintanihla, Ivan, Kacorri, Denisson, Kapllani. Trajner: Dritan Mehmeti

Gjyqtarë: E. Kotomelo, B. Hamzaj, Sh. Shaholli (Korçë)

Shënues: Denisson 15’

Kartonë të verdhë: Prodani


Skënderbeu dhe Dinamo kanë startuar në Korçë ndeshjen miqësore në orën 19:30, ndërkohë që sapo ka përfunduar edhe pjesë e parë e takimit.

Kronika e pjesës së parë

15’ - Gabim i mbrojtjes korçare dhe atje përfiton Denisson për miqtë që shënon në portën e Skënderbeut. 1-0 për Dinamon.

20’ - Është Dean Liço në zonë që jep një asis për Likën në zonë. Shkodrani përpiqet ta kthejë sërish te Liço, por një nga mbrojtësit e Dinamos e prek topin me dorë. Sipas gjyqtarit nuk ishte penallti edhe pse u duk qartë që ishte e tillë.

35’ - Një rast tjetër i dyshimtë për 11-metërsh. Pas një goditje dënimi për vendasit topi përfundon në zonën dinamovite. Atje është Sali që grushton në mënyrë të gabuar dhe është Ramos për vendasit që pengohet po nga portiere, por sërish nuk ka penallti.

37’ - Gjuan Liço nga jashtë zone, por pret në pozicion portieri dinamovit, Sali.

40’ - Goditje dënimi për Skënderbeun. Liço fut një top të bukur në zonë dhe është Prençi që gjuan, por mbi tranversë.

45’ - Dy raste të pastra shënimi për Skënderbeun. Moses së pari gjuan në zonë topi përplaset në kurizin e një prej mbrojtësave. Topi kthehet te Liço që sërish gjuan dhe përsëri shpëtojnë mbrojtësit miq golin e barazimit.



bottom of page