Ditë feste te Skënderbeu, trajneri Ivan Gvozdenoviç sot mbush 45-vjeç…!
- Korca Boom
- Aug 19, 2023
- 1 min read
Sot është një ditë vërtet e veçantë për njëshin e stolit të Skënderbeut, pasi sot Ivan Gvozdenoviç mbush 45-vjeç. Kjo ditëlindje e ka gjetur serbin në qytetin juglindor, pasi është duke zhvilluar fazën përgatitore me ekipin e tij, ndërkohë që pa diskutim në mbrëmje do të ketë edhe festë.
Gvozdenoviç është i datëlindjes 19 gusht 1978 dhe pa diskutim që sot do të marrë urime të shumta nga të gjithë.
Kjo ditëlindje e “brates” siç e thërrasin të gjithë përkon edhe me ndeshjen miqësore ndaj Besës dhe pa diskutim pas miqësores Gvozdenoviç do të zgjidhë “qesen”, pasi duhet të paguajë për të qerasur të gjithë që do ta urojnë dhe që do të jenë pranë tij në këtë ditë të veçantë.
Sot fjalët janë të tepërta për Ivanin…
Stafi i “Korça Boom” i uron: Edhe 100 vite të tjera të lumtura, Ivan Gvozdenoviç…!
