DITA E NDESHJEVE/ Sot 3 duele të kategorisë së parë, nesër 3 të tjerat. Sot bie në sy Skënderbeu-Besa. Ja duelet!
- Korca Boom
- Oct 24
- 1 min read
Erdhi momenti i javës së 8-të të kategorisë së parë, teksa sot rikthehet kampionati me përballje vërtet interesante dhe të bukura. Kjo javë është e ndarë në dy ditë dhe sot është dita e Skënderbeut, që pret Besën e Kavajës në orën 17:00.
Po sot në ditën e parë të kategorisë së parë luhen 3 duele, pra gjysma e ndeshjeve, teksa dy takimet e para janë ato mes Lushnjës dhe Apolonia, apo edhe Iliria-Korabi. Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme vjen radha e Skënderbeut, ekip që do të kërkojë edhe “kokë” e Besës, për të treguar se vërtet është skuadra e pathyshme e kësaj kategorie. Një tjetër fitore do të “hipotekonte” edhe më shumë kreun dhe thuajse do ta bëntë të pakapshëm skuadrën bardhekue.
Më pas ditën e shtunë, pra nesër, do të luhen edhe 3 takimet e fundit, ku bie në sy padiskutim dueli mes Pogradecit dhe Kastriotit. Liqenorët do të kërkojnë patjetër fitoren dhe janë të “etur” për tre pikë.
Më poshtë sjellim edhe përballjet e javës së 8-të:
Java 8
SOT (24.10.2025)
Ora 14:00 Iliria – Korabi 24.10.2025
Ora 14:00 Lushnja – Apolonia 24.10.2025
Ora 17:00 Skënderbeu – Besa 24.10.2025
NESËR (25.10.2025)
Ora 14:00 Pogradeci – Kastrioti
Ora 14:00 Kukësi – AF Luftëtari
Ora 14:00 Laçi – Burreli
“KORÇA BOOM”



















