top of page

“Do ta pres kokën, do të q* robt”/ Zbardhen bisedat mes viktimës dhe Fabian Muçollarit 9 vite pas krimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 18
  • 1 min read

Një krim i rëndë tronditi Pogradecin rreth 9 vite më parë, ku Fabian Muçollari (në atë kohë 17-vjeç) vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila brenda një lokali.


“Mollë sherri” është bërë një vajzë, me të cilën Fabio Hila dëshironte të lidhej dhe dyshonte Fabian Muçollari kishte ndërhyrë mes tyre.


“Degjova sikur i ke then megit mao u lidh me fabion e veri lesht”, i dërgoi ai mesazh autorit krimit, ndërsa ky i fundit e mohon.


“Ore as sme plas kri te ndryh ti bej car tduahs un shoqe e kam as nk ka shans te kem mendje tjtr qe te te prish pun ty edhe tkem mendje per tu lidh me at”, iu përgjigj në Facebook, Fabian Muçollari.


Por, 17-vjeçari ka nisur ta kërcënojë bashkëmoshatarin duke i thënë që “Do ta pres kokën, do të q* robt”, duke i kërkuar edhe takim.


Bisedat mes tyre kanë vazhduar me sharje, ofendime e kërcënime deri në momentin e takimit në lokalin ku ndodhi edhe vrasja e Fabio Hilës nga Fabian Muçollari.


Ky i fundit raportohet se ka dalë nga burgu në qershor të vitit 2024, ndërsa u arrestua ditën e sotme (18 Qershor) nga uniformat blu pasi iu gjetën armë e drogë.


Panorama.al” ka siguruar bisedat mes Fabio Hilës (viktima) dhe Fabian Muçollari (autori) të shkëmbyera mes tyre para krimit, ngjarje e ndodhur më 14 Shtator 2016./ Panorama


“KORÇA BOOM”


bottom of page