top of page

Donika Hanxhara, Ikona e atletikës feston sot ditëlindjen e saj të 56-të! Gëzuar Donika...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 4 min read

Shumë urime dhe komplimente për ish-atleten korçare dhe “Mjeshtren e Sportit”, Donika Hanxhara …e cila sot mbush 56 vjeç ...! Gëzuar ditëlindjen e 56-të Dona.!


Donika Hanxhara - Karriera sportive e një atleteje që vrapoi në pistat brenda dhe jashtë vendit duke u ndeshur me atlete të klasit Botëror, duke vendosur rekorde dhe duke fituar medalje në garat më prestigjize të kohës, të organizuara nga Federata Ballkanike dhe Federata Botërore e Atletikës (IAAF).

Donika Hanxhara është një emër i madh i atletikés korçare dhe kombëtare. Donika e filloi sportin e atletikes që në moshën 10-vjeçare, në klasën sportive të atletikës, në shkollën 8-vjeçare "Naum Veqilharxhi", me trajner Vladimir Thëngjillin.


Në moshën 12- vjeçare vendosi rekord kombëtar për moshat në vrapimin 400m. Dhe këtu fillon karriera e saj e suksesshme në disiplinën e Atletikës, pasi ishin specialistët dhe trainerët e Atletikës të asaj periudhe që vunë re talenin e vajzës së vogël korçare.

Në vitin-1984, në moshën 15 vjeçare, Donika kaloi tek ekipi i vrapimeve të mesme në klubin shumësportësh të qytetit, me trajner Piro Kasatin dhe menjëherë u aktivizua në evente kombëtare të Atletikës.

Në vitin 1984, ajo mori pjesé ne Spartakiadën e Pestë Kombëtare me dy gara:

1500 m (ku u rendit e treta, duke fituar medaljen e bronxtë) dhe në stafetën 4x400m, ekipi B (duke fituar medaljen e argjendtë).


Në mars të vitit 1985, nẽ moshën 16-vjeçare, Donika u bë pjesé e ekipit Kombëtar të të rejave duke garuar për Shqiperinë në Krosin-Ballkanik,i zhvilluar në Oradea të Rumanisé, duke fituar aty medaljen e argjendtë ekipore. —Në mars té vitit-1986, Donika ishte pjesë e Ekipit Kombëtar në Kampionatin Ballkanik të krosit në Bullgari, ku fitoi përëri medaljen e argjendtë, në renditjen ekipore….! Pas këtyre arritjeje, edhe pse ende në moshë të vogël,për atleten korçare do të vijë një përfaqësim në rangun Botëror, që pak sportistë të asaj kohe e kishin arritur – Kampionati Botëror i Atletikës për të rinj (IAAF).

Ishte viti 1986, kur Donika arriti normat për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror për të rinj i zhvilluar në Athine-Greqi. Për Donikan ishte e para herë që do të përballej me atlete të kalibrit botëror dhe e dinte se çfarë sfide kishte para saj… Në bateritë eliminatore, Donika doli e para në baterinë e saj, duke u kualifikuar për në finale dhe në vrapimin final ajo u rendit e pesta në Botë, në garën e 1500 metrave.

Ishte një nga arritjet më të mëdha për Atletikën shqiptare në nivele Botërore, në ato vite. Ishin vitet kur Donika Hanxhara, por edhe Atletika shqiptare (korçare), ishte në kulmin e sukseseve sportive dhe aktivitetet jashtë vendit filluan të ndjekin njëra-tjetrën.


Në vitin 1987, në Krosin Ballkanik, zhvilluar ne Meteora - Greqi, Donika-fitoi medalje argiendtë dhe po në korrik të vitit 1987, në Rumani, Donika u shpall nën/kampione-Ballkani në vrapimin e 3000m.

Në vitet 1986-1987 u bë pjesémarrése në dy mitingje "GRAND-PRIX" të IAAF -në-Oslo- dhe-Athinë- (ku ka arritur dhe kohën më të mirë në vrapimin e 1500m, me rezultatin- 4'17").

Në vitin 1988, në Stamboll, Donika mori pjesë në Krosin Ballkanik,për të ritura, duke fituar përsëri një tjetër medalje të argjendtë. Serish në korrik të vitit 1988, në Aleksandropuli të Greqisë, Donika u shpall nën/kampione Ballkani për të reja, në vrapimin 1 500m dhe fitoi medalje-bronxi në vrapimin 3000m.

•Kampione Ballkani: - Në gusht të vitit 1988, nẽ Ankara të Turqisë, Donika mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për të ritura, duke u shpallur Kampione Ballkani në vrapimin 10000m, me rezultatin -35'-34"- duke u bërë kështu e para Kampione Ballkani në historinë e Atketikes Shqiptare. —Përsëri në vitin 1988, Donika vendos Rekord Kombëtar në distancën 20 km, vrapim në terren, me kohën-1h18'10".


Rekord i njohur nga Federata e Atletikës dhe ende i pathyer...!

•Vlerësime botërore: - Në gusht të 1989-ës, në Serres-Greqi, në Ceremoninë e çeljes të Kampionatit Ballkanik për të rritura,Donika Hanxhara u dekorua me Emblemën e Federatës Ballkanike të Atletikeës, për arritjet dhe kontnbutin e dhënë në këto aktivitete.

-Më pas vjen një tjetër përfaqësim për Donikan në rangun Botëror,ku në vitin 1990, ajo ishte anëtare e Ekipit Kombëtar në Krosin Botéror në Francë.

•Vlerësime për atleten korçare Donika Hanxhara, nga Federata e Atletikës Shqiptare, nga Klubi shumësportësh “Skënderbeu” si dhe nga Keshilli i Bashkisé së qytetit të Korçës:

•Për te giitha aritjet e saj në sportin e Atletikës, Donika është dekoruar dy herë me medaljen "Naim Frasheri" dhe është shpallur "Mjeshtre Sporti".


Donika Hanxhara ,në vitet e saj të aktivitetit sportiv, ka qënë fituese e Anketes "10 Sportistët me të mirë të Korçes" për pesë vite me radhë si dhe fituese e Anketës vjetore,"

10 Sportistët mé të mirë té Shqiperise" në vitin 1988.


Në vitin 2009 Këshilli i Bashkisé së qytetit të Korçës i jep Donika Hanxharës medaljen ‘Emblema e Artë’ për kontributin e dhënë në ngritjen dhe përfaqésimin e Sportit korçar në nivelet më të larta kombëtare dhe Ndërkombetare. Atletika korçare femra dhe meshkuj vazhdimisht na ka bërë dhe na bën krenarë me arritjet e tyre dhe një pjesë e kësaj krenarie ishte dhe vajza korçare, Donika Hanxhara.


“KORÇA BOOM”




 

bottom of page