Dorëheqje e papritur e kryebashkiakut, një ditë para Asamblesë së PS-së
- Sep 10, 2025
- 1 min read
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme, duke lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi. Largimi i tij vjen vetëm një ditë para mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, çka i ka shtuar edhe më shumë zërat për një shkak politik.
Prej muajsh, Dredha ishte përballur me kritika të vazhdueshme nga Kryeministri Edi Rama, jo vetëm në mbledhjet e brendshme pa praninë e mediave, por edhe në dalje publike. Një nga çështjet më të diskutuara ka qenë menaxhimi i mbetjeve në qytet dhe performanca e dobët e disa drejtorëve të bashkisë, për të cilët Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij.
Ermal Dredha ishte zgjedhur kryebashkiak i Vlorës në prill të vitit 2023. Dorëheqja e tij e menjëhershme ngre pikëpyetje mbi zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, në një moment të rëndësishëm për forumin më të lartë vendimmarrës të saj.
“KORÇA BOOM”
















