top of page

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi i kënaqur pas miqësores me Dinamon

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2023
  • 1 min read

I pari që ka zbritur mbrëmë nga tribuna qëndrore përpara stadiumit “Skënderbeu” ka qenë presidenti Ardjan Takaj, që në fakt ka takuar tifozë të shumtë që ishin atje, duke marrë edhe urime për lojën që të tijtë zhvilluan. Madje Takaj është parë të buzëqeshë, ndërkohë që pas tij ka zbritur edhe Drejtori Sportiv Ardi Gjançi.

Në një nga foto që po publikojmë më sipër duket Gjançi që po bisedon me Enea Zhidron dhe sigurisht të dy janë parë të qeshin, duke treguar qartë që nga kjo miqësore të gjithë kanë mbetur më shumë se të kënaqur.

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi, ka qenë më aktivi gjatë kësaj periudhe te Skënderbeu dhe pret të shikojë lojtarët e ardhur në një formë sa më të mirë, por që sigurisht kjo miqësore ka dhënë sinjale të mira edhe pse ka akoma edhe shumë emra të tjerë që nuk kanë mbërritur te Skënderbeu.

Këto foto më poshtë janë shkrepur dje nga “Korça Boom” pas përfundimit të miqësores.



bottom of page