top of page

Drejtori Vendor i Policisë Kufirit, Gëzim Zhupaj takim me pjesëmarrësit e Sesionit të 36-të Kombëtar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 21
  • 1 min read

Në Pikën e Kalimit Kufitare Qafëthanë dhe Qendrën e Përbashkët e Shkëmbimit Policor me Maqedoninë e Veriut zhvilluan takimi me pjesëmarrësit e Sesionit të 36-të Kombëtar për Sigurinë dhe Drejtësinë nga Instituti i Studimeve te Larta në Ministrinë e Brendshme të Francës.


Drejtori Vendor i Policisë Kufirit dhe Migracionit Korçë Drejtues, Gëzim Zhupaj dhe efektivat e policisë kufitare pranë Drejtorisë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë, njohën pjesëmarrësit me rolin e Policisë kufitare, format, metodat e procedurat e punës, bashkëpunimin me strukturat e tjera ligjzbatuese dhe angazhimin maksimal në luftë kundër krimit nderkufitar.


Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page