top of page

Duamena-Fleçer, një ganez përballë një xhamajkani, më të shtrenjtët në përballjen Egnatia-Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Egnatia-Skënderbeu, tashmë dihet që është përballja e javës së parë për korçarët, ndërkohë që Egnatia është superiore në letër, pasi siç e ka bërë të ditur edhe portali ynë, vlera në treg e futbollistëve rrogozhinas është më shumë se dyfish nga ai i Skënderbeut.

Sot, po veçojmë duelin e dy lojtarëve të huaj, të cilët janë edhe më të shtrenjtët për skuadrat respektive.

Në këtë mënyrë për Egnatian, futbollisti më i shtrenjtë është Raphael Duamena, futbollist nga Gana, 27-vjeç dhe që vlen 400 mijë euro. Një lojtar vërtet me shumë rrezikshmëri dhe një nga më të mirët për rrogozhinasit. Futbollist që shkëlqeu edhe në ndeshjen miqësore që Egnatia zhvilloi ndaj Interit, pak ditë më parë.

Përsa i përket Skënderbeut, futbollisti më i shtrenjtë i korçarëve është Zhordan Fleçer. Sulmuesi 24-vjeçar akoma nuk është përshtatur me skuadrën dhe sigurisht që do kohën e vet, por që gjithsesi sulmuesi ka mbërritur te Skënderbeu për të qenë një lojtar vendimtar në vijën e parë të sulmit. Fleçer vlen 300 mijë euro në treg, pra 100 mijë euro më pak se futbollisti Duamena.



bottom of page