Dy “arkitektët” e Skënderbeut...!
- Korca Boom
- Jul 4, 2023
- 1 min read
I shikon të dy bashkë këto kohët e fundit. Për ata që nuk i njohin janë dy persona që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtij Skënderbeu për këtë sezon. Bëhet fjalë për Ilirjan Përmetin, Drejtorin Ekzekutiv të korçarëve i cili është ai që ekzekuton çdo kontratë që nënshkruhet mes Ardian Takajt dhe futbollistëve.
I dyti është Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi, që natyrisht ka peshën e vet në përzgjedhjen, afrimet e futbollistëve dhe natyrisht ka kontakte me të gjithë menaxherët për të gjetur të duhurit.
Ne shpesh shikojmë anën e dukshme të ekipit, por ka edhe të tjerë që punojnë dhe nuk janë pak, jashtë fushës së blertë, të gjithë për një qëllim arritjen e suksesit.
Kjo foto që shikoni më poshtë është shkrepur gjatë seancës së fundit stërvitore, teksa Ardi Gjançi dhe Ilirjan Përmeti janë atje, pranë Skënderbeut.
