Dy “divat” e sportit korçar pas shumë vitesh së bashku…!
- Aug 6, 2023
- 1 min read
Orët e fundit një takim i dy njerëzve legjendarë të sportit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Atleti legjendar Dhimitri Jorgos dhe volejbollisti po kaq legjendar, Jani Melka kanë qenë së bashku në një takim të veçantë dhe plot mbresa. Po sjellim këtë foto për të gjithë ju dashamirës të sportit, për të kujtuar këtë dyshe kaq të madhe sportistësh që rrallë se do i vijnë më qytetit tonë.
Ka qenë Dhimitri Jorgos që për këtë takim mes dy legjendave, ka bërë këtë postim, teksa shkruan:
“Pas kushedi sa e sa vitesh me shokun tim të fëmijërisë Jani Melka. Kam shumë kujtimë që fëmijë dhe deri vonë. Jam me ish-volejbollistin Jani Melka, volejbollistin e Skënderbeut, ekipit tonë kombëtar, gjithashtu edhe volejbollist edhe me Iraklisin e Selanikut.
Dikur unë, garoja ai atlet, Jani garonte si volejbollist.
Kënaqësi të takohesha me ty miku im,” - mbyll fjalët e tij në postimin e vet, Dhimitri Jorgos.
Respekte pafund nga i gjithë qyteti i Korçës, për ju legjenda të sportit, Dhimitri Jorgo dhe Jani Melka.
















