Dy Drejtorët e Skënderbeut, “kokë më kokë”, Gjançi-Përmeti, ja çfarë diskutojnë...!
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme miqësore mes Skënderbeut dhe Lushnjës, portali “Korça Boom” ka kapur momentin e diskutimit të gjatë mes dy drejtorëve të cilët janë fotografuar në pistën e stadiumit.
Drejtori Sportiv Ardi Gjançi, ka qëndruar gjatë në pistë pas përfundimit dhe është Drejtori tjetër Ilirjan Përmeti që është afruar duke zhvilluar një takim “kokë më kokë”, duke diskutuar për skuadrën.
Pa diskutim që Gjançi ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj periudhe të merkatos, madje ka afruar disa futbollistë dhe pret me padurim që skuadra të ketë rezultate. Nga ana tjetër edhe Ilirjan Përmeti është kujdesur shumë në qytetin juglindor për Skënderbeun.
Një dyshe që do ta shikojmë në këtë mënyrë edhe gjatë superligës, por sigurisht që Përmeti dhe Gjançi mezi presin rezultatet pozitive të Skënderbeut.
