Dy fjalë për të madhin e trajningut mbarëshqiptar, Ilir Daja…!
- Korca Boom
- Aug 26, 2023
- 1 min read
Që në titull e kemi theksuar dy fjalë për të madhin Ilir Daja, sepse e meriton të quhet i Madh madje me M të madhe, sepse i tillë është.
Ky është Ilir Daja, njeriu që ka ardhur nga viti në vit me suksese kaq të mëdha dhe sot na ka bërë krenarë me Ballkanin e tij.
E duam apo nuk e duam! E kemi inat apo nuk e kemi! Ilir Daja ka treguar vërtet se është më i madhi i specialistëve mbarëshqiptarë, duke filluar ngritjen e madhe me Skënderbeun teksa e çoi deri në grupet e Europa League dhe ngriti lart e më lart futbollin shqiptar.
Dhe, pas Skënderbeut radhën e ka pasur Ballkani, një skuadër jo fort e dëgjuar që tashmë po bën histori në Europë. Vetëm një hap larg grupeve të Konferencë League, sukses që në Kosovë pak e ëndërronin, ndërkohë që sot Ilir Daja po bën krenarë shqiptarët e Kosovës, por pa diskutim edhe ne, të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhemi.
Të flasësh për Ilir Dajën duhen pa diskutim shumë rreshta, ndërkohë që Ilir Daja ka folur me punën e tij.
Më shumë se kurrë sot të gjithë trajnerët shqiptarë duhet të përulen përpara këtij njeriu, sepse ka shënuar me gërma të arta edhe emrin e tij në arenën europiane.
Është vërtet specialisti që di më mirë se asnjë tjetër se si ngjitet një skuadër në Europë.
Bravo Mjeshtër! Je vërtet i madh dhe për ty nuk duhen dy fjalë, por duhen qindra, mijëra e mijëra, sepse e meriton.
Suksese Mjeshtër…!
