Dy golat e Balajt shkojnë “dëm”, Vllaznia mposhtet me “poker” golash nga Vikingur dhe eliminohet nga Conference League
- Jul 31, 2025
- 1 min read
Updated: Aug 1, 2025
Pas fitores 2-1 në Shkodër, Vllaznia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Vikingur. Sfida e kthimit, e fazës së dytë kualifikuese të Conference League, përfundoi 4-2 në favor të vendasve.
Vllaznia shënoi dy gola me penallti, të dyja nga Bekim Balaj. Megjithatë, nuk mjaftuan, pasi dopieta e Hansen dhe goalt e Hafsteinsson dhe Thorkelsson, “shtangët” shkodranët, të cilët eliminohen.
Vikingur 4 – 2 Vllaznia (5-4)
(Hafsteinsson 10', Hansen 55', 86', Thorkelsson 94' / Balaj 26', 85')
“KORÇA BOOM”
















