Dy ish-ët e Skënderbeut me fanelën e Flamurtarit…!
- Korca Boom
- Aug 10, 2023
- 1 min read
Në testin e fundit miqësore në Korçë ra në sy aktivizimi me fanelën e Flamurtarit, dy lojtarë që kanë veshur më parë edhe fanelën e Skënderbeut.
Bëhet fjalë për Eni Imami dhe Aldo Teqja.
Mbrojtësi ka qenë pjesë e bardhekuqve ashtu si edhe portieri Teqja që ka qenë më shumë rezervë te Skënderbeu.
Të dy, sot kanë veshur fanelën e vlonjatëve në kategorinë e parë dhe padiskutim që u ndjenë mirë, pasi u rikthyen sërish në stadiumin ku kanë luajtur me fanelën bardhekuq.
