top of page

Dy korçarët/ Njëri shpëtoi Tiranën nga rënia, tjetri çoi Vllazninë në finalen e madhe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 5
  • 1 min read

Nga Skënderbeu i historisë i atyre viteve të arta kur luante në Europë, janë të shumtë emrat që sot po tregojnë veten e tyre në skuadra të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.


Pak momente më parë ka qenë korçari Bledi Shkëmbi që ka postuar në faqen e vet zyrtare në facebook një foto me korçarin tjetër Tefik Osmani. Një dyshe fantastike në atë kohë, por sot në drejtim po arrijnë suksese të mëdha në krye të skuadrave të tjera.


Bledi Shkëmbi ditën e djeshme shpëtoi Tiranën nga rënia e superligës dhe si trajner i bardhebluve bëri që gjithë Tirana të marrë frymë lirisht, pasi edhe sezonin tjetër do të luajë në superligë. I kënaqur tashmë që e arriti objektivin madhor, Shkëmbi duket se sërish do të vijojë në krye të stolit bardheblu.


Nga ana tjetër Tefik Osmani Drejtori Sportiv i Vllaznisë arriti deri atje sat ë mposhtë Dinamon në FINAL FOUR dhe tashmë Vllaznia pret të luajë finale e madhe për titullin kampion. Edhe Osmani është shumë pranë arritjes së objektivit madhor, titull.


Ndërkohë që të dy korçarët po kontribuojnë në skuadrat e tjera, Skënderbeu sezonin e ri do të luajë në kategorinë e parë. Suksese Shkëmbit dhe Osmanit!


“KORÇA BOOM”



bottom of page