Dy makina përplasen në hyrje të, qytetit, një person përfundon në spital
Apr 19
1 min read
Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë
Një aksident automobilistik është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, në zonën e Qafë Gjashtës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e një personi.
Si pasojë e përplasjes, një 40-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Më pas, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ai është nisur drejt një spitali në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















