top of page

Dy qendërmbrojtësa, dy korçarë, djem për t'u...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2023
  • 1 min read

Një foto e veçantë ka mbëritur tek “Korça Boom” dhe natyrisht që të lë përshtypje për disa arsye. Janë Roland Dembo, djali i dinastisë sportive Dembo edhe Franko Kapllani. Rolandi për shumë vjet titullar i Skënderbeut dhe Kapllani që sapo ka nisur rrugën sportive të një profesionisti.

Janë të dy "prodhim" korçar dhe kjo duhet vlerësuar. Të gjithë kemi nevojë për shërbimet e këtyre djemve, pasi nesër do të kemi çfarë të themi. Me shumë vështirësi Dembo një titullar, me shumë pengesa Kapllani sot.

Përse vallë duhet t'i shikojmë këta djem të rinj me skepticizëm? Përse vallë nuk kemi besim? Eshtë çështje besimi apo diçka tjetër, kjo mbetet për t'u parë, por që të huazosh futbollistë të tillë si Franko Kapllani, vërtet është për të ardhur keq. Korça ka nevojë për ta dhe ata kanë nevojë për Korçën. Kemi huazur Qeleshin, Beçkën, Hysollin, tani edhe Kapllanin. Kjo vërtet të lë një shije jo fort të mirë. Gjithsesi po e shtrojmë si pyetje dhe mund të lini një koment: A duhet t'i largojmë talentet korçarë!?


bottom of page