top of page

Dy Rapo, sa shumë respekt nga fqinjët e Kosturit…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 16, 2023
  • 1 min read

Gilbert Rapo dhe Renato Rapo dy ish-futbollistë që edhe sot e kësaj dite të gjithë ruajnë respektin maksimal.

Në këtë foto Gilberti dhe Renatoja janë rrethuar nga miqtë e tyre të ekipit të Kosturit. Në trofeun për veteranë mes Skënderbeut, Kosturit dhe Elbasanit, ajo që ra në sy ishte respekti më shumë se i madh nga ana e miqve nga Greqia.

E gjithë skuadra e Kosturit, por edhe përfaqësuesit e tyre u pa që respektuan në maksimum Gilbert Rapon dhe Renato Rapon. Madje i nderuan edhe me pllakata mirënjohjeje. Të dy ish-futbollistët kanë kaluar vite të arta në Kostur dhe padiskutim që kanë lënë gjurmë të shkëlqyera.

Gilberit padiskutim që ishte jo vetëm lojtar i shkëlqyer, por edhe njeri po kaq i mirë, si për të thënë se kudo e respektojnë.

E njëjta gjë edhe për Renaton, mbi të gjitha njeri që kudo ka lënë përshtypjet më të mirë.

Dhe, padiskutim që falenderimet për këtë dyshe kanë qenë më shumë se mëdha. Një foto kujtim me këtë grup lojtarësh nga Greqia.

Faleminderit shumë, Gilbert Rapo. Faleminderit, Renato Rapo.



bottom of page