top of page

Dy të huaja bien në pranga për prostitucion, zbulohet apartamenti i marrë me qira

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8
  • 1 min read

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një operacion disa-javor kundër veprimtarive të paligjshme, duke çuar në pranga dy shtetase të huaja nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit.


Të arrestuarat janë një 34-vjeçare me origjinë nga Venezuela dhe një 24-vjeçare nga Kolumbia. Ato kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, ku ushtronin aktivitetin e paligjshëm.


Operacioni policor, i koduar “STORM 7”, u zhvillua pas tre javësh hetimesh me metoda proaktive dhe çoi në zbulimin e këtij apartamenti që përdorej si vend për ushtrim prostitucioni.


Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë, me inicialet M. A., A. A. dhe D. T., të dyshuar për përfshirje në të njëjtën veprimtari.

Gjatë operacionit, si prova materiale, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuar si përfitim nga aktiviteti i kundërligjshëm, 6 telefona celularë dhe dokumente identifikimi të personave të arrestuar.


Policia e Durrësit njofton se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page