top of page

Dy të vr*rë në një shpërthim dh*ne mes të burgosurve

May 4
1 min read

Autoritetet greke kanë arrestuar 11 persona pas një përleshjeje të dhunshme të ndodhur në burgun e Nigritës, në zonën e Serresit, ku humbën jetën dy të burgosur. Ngjarja u regjistrua pasditen e së dielës brenda ambienteve të institucionit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.


Sipas mediave greke, mes të arrestuarve ndodhen një shtetas nga Gjeorgjia dhe një shqiptar, të cilët dyshohen si autorët kryesorë të vrasjes së dyfishtë. Nëntë persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në incident.


Të dhënat paraprake hetimore tregojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në sektorin disiplinor të burgut. Katër të burgosur dolën nga qelia e tyre, hapën me forcë dy qeli të tjera dhe më pas u bashkuan për të sulmuar me dhunë të burgosurit në një ambient tjetër.


Gjatë përplasjes janë përdorur mjete të mprehta, të dyshuara si armë të improvizuara, të cilat shkaktuan plagë fatale. Një nga viktimat, një 46-vjeçar me origjinë nga Algjeria, humbi jetën në vend, ndërsa viktima e dytë, një 43-vjeçar nga Iraku, ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.


Autoritetet dyshojnë se në përleshje kanë qenë të përfshirë më shumë se dhjetë të burgosur dhe se motivi lidhet me konflikte të mëparshme mes tyre.


Ndërkohë, është urdhëruar edhe një hetim disiplinor për të zbuluar se si të burgosurit siguruan armë të improvizuara dhe si arritën të hapnin qelitë pa u penguar nga stafi i sigurisë. Punonjësit e burgut ndërhynë për të ndarë palët dhe për të ofruar ndihmën e parë, por plagët e marra rezultuan fatale për dy prej tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page