top of page

Dy vjet pa të madhin e futbollit Milutin Kërçiç…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 14, 2023
  • 1 min read

Korça padiskutim që ka pasur shumë lojtarë idhuj, madje kanë qenë aq të shumtë, sa nuk harrohen kurrë.

Njëri prej tyre është edhe ai që po sjellim sot, Milutin Kërçiç. Dy vjet pa këtë legjendë të futbollit korçar. Dy vjet pa njeriun që aq shumë e dashuronin në këtë qytet, për atë që dha me fanelën bardhekuqe.

Mili, siç i thërrisnin të gjithë u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare, në vitin 2021. Ish-futbollisti i ekipeve tona kombëtare Shpresa dhe ish-futbollisti i Skënderbeut të madh u nda përpara dy vitesh nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë, duke mos ja dalë të ishte gjatë me komunitetin e futbollit.

Kontributi i tij në vitet 70’-80’, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe fitoi zemrat e gjithë korçarëve.

Mili u largua nga kjo botë, por ai është i gjallë, sepse legjendat nuk vdesin kurrë.

Kujtojmë që Kërçiç ka qenë edhe pjesë e stafit të Skënderbeut dhe mbetet atje mes më të mirëve dhe ikonave të lojës së këmbës…

Mili, nuk të harrojmë kurrë…!



bottom of page