top of page

E BUJSHME: Juri Merlim mbërrin sot në Korçë, nesër stërvitja e parë me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2023
  • 1 min read

Pas mbërritjes mbrëmë të Andrea Gërxho, sot në orët e vona të mbrëmjes do të mbërrijë në qytetin juglindor një tjetër blerje e re e Skënderbeut, gjë që e bëjnë publike për portalin tonë burime pranë klubit bardhekuq. Bëhet fjalë për Juri Merlim mesfushorin e qëndrës të skuadrës bardhekuqe.

Gjithçka është mbyllur përsa i përket kontratës dhe është “Korça Boom” që zbulon lajmin i pari në lidhje me ardhjen e Juri Merlim. Pritet që pas mbërritjes nesër në stërvitjen e radhës të Skënderbeut, Juri të jetë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Një blerje me shumë vlera kjo për Skënderbeun, skuadër që ka punuar fort në merkato dhe ishte vetë serbi i stolit që e pëlqente shumë brazilianin 24-vjeçar dhe e kërkoi me ngulm në skuadër, ndërkohë që presidenti Ardjan Takaj ja plotësoi dëshirën duke ja sjellë në Korçë.

Juri Meerlim në këtë mënyrë është afrimi i radhës te Skënderbeu dhe skuadra dalëngalë ka filluar të mbushet. Të shohim nesër prezantimin e brazilianit.



bottom of page