E BUJSHME: Mbërrin Andrea Gërxho, sot pasdite del në stërvitje me Skënderbeun
- Korca Boom
- Jul 20, 2023
- 1 min read
Është mbyllur gjithçka përsa i përket marëveshjes Gërxho-Skënderbeu dhe në fund nga dita e sotme Andrea Gërxho mund të quhet zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.
Në këto momente Gërxho ka marrë rrugën drejt Korçës dhe në orët e pasdites do të bëjë prezantimin e tij të parë me fanelën e Skënderbeut.
Një tjetër goditje në këtë merkato vere shumë cilësore për bardhekuqtë që duket se e kanë ndarë mendjen të jenë sa më kompetitivë në superligën e këtij viti.
Andrea Gërxho është 23-vjeç dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Ka luajtur në Serinë C të kampionatit italian të futbollit me Fermanën dhe sezonin e fundit është aktivizuar në 26 ndeshje.
Andrea Gërxho tashmë është një mision i mbyllur dhe vishet bardhekuq, një lajm më shumë se i mirë për Skënderbeut. Pasditen e sotme Gvozdenoviç do ta ketë në stërvitje futbollistin më të ri të Skënderbeut.
