E DHIMBSHME/ Lamtumirë mësuese Anxhela!
- Korca Boom
- May 25
- 1 min read
Të gjithë e kujtojmë mësuese Anxhelën, gruan fisnike që kërkoi ndihmën tonë për të qenë pranë familjes në një nga betejat më të vështira të jetës. Sot, me dhimbje të thellë njoftojmë se ajo nuk është më midis nesh. Sëmundja e rëndë i mori jetën, por jo kujtimin dhe dashurinë që ajo la pas.
Mësuese Anxhela ishte shumë më tepër se një arsimtare. Ajo ishte frymëzim, përkushtim dhe dashuri për nxënësit e saj. Në çdo fjalë dhe në çdo mësim, ajo përcillte zemrën e saj të madhe.
Bashkëshorti Aureli, fëmijët dhe të gjithë ata që e njohën do të ndjejnë thellë mungesën e saj. Ajo do të mbahet mend për buzëqeshjen, zemrën e madhe dhe profesionalizmin që e karakterizonte.
Lamtumirë mësuese Anxhela. Qoftë i lehtë dheu për ty!
“KORÇA BOOM”


