top of page

“E di kush e v*rau”: Nëna e vajzës keniane kthehet në Tiranë për drejtësi, tre vite pas tragjedisë

  • Sep 26, 2025
  • 1 min read

Kanë kaluar tre vite nga ngjarja e rëndë ku 22-vjeçarja keniane, Joy Ayoko, u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë, por hetimet ende nuk kanë çuar në zbardhjen e plotë të çështjes.


E reja punonte në një kazino në kryeqytet dhe ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2022. Pas incidentit tragjik, Ayoko qëndroi gjashtë muaj në gjendje kome, por fatkeqësisht ndërroi jetë në Kenia, vendin e saj të lindjes.


Sipas burimeve zyrtare, prokuroria e Tiranës është drejt pezullimit të çështjes, për shkak të mungesës së provave që mund të identifikojnë autorin e ngjarjes. Megjithëse janë bërë përpjekje për të marrë informacion nga autoritetet keniane, përfshirë skedën e vdekjes së vajzës, letër-porositë e dërguara prej më shumë se dy vitesh nuk kanë marrë ende përgjigje.


Në një prononcim të shkurtër për A2 CNN, nëna e vajzës, Ruth Abongo, është shprehur se nuk do të ndalet në kërkimin e drejtësisë. Ajo paralajmëron rikthimin e saj në Shqipëri për të ndjekur nga afër çështjen dhe thekson:

“E di kush e vrau vajzën time.”

Ngjarja mbetet një ndër rastet më të rënda dhe të pazbardhura që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave, ndërsa familja vazhdon betejën për të vënë drejtësi në emër të Joy Ayoko-s.

“KORÇA BOOM”


bottom of page