E drejta televizive mund të shtyjë javën e parë të superligës…!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Akoma tifozëria nuk di se ku do t’i ndjekë ndeshjet e superligës shqiptare për sezonin 2023-2024 dhe kjo me shumë mundësi mësohet se mund të sjellë edhe shtyrjen e javës së parë të superligës.
Akoma asnjë gjë nuk është zyrtare, por pritet që superliga nga data 19 gusht mund të startojë një javë më vonë, pra më 26 gusht.
Gjithçka do të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim dhe kjo mbetet në dorë të FSHF-së e cila së pari duhet të zgjidhë çështjen e të drejtës së transmetimit dhe më pas të vendoset përfundimi për startin.
Deri tani është data 19 gusht dita e startit dhe duhet të presim akoma për të mësuar verdiktin e javës së parë të superligës, ku siç dihet Skënderbeu këtë javë të parë do ta luajë ndaj Egnatias në Rrogozhinë.
