E FUNDIT / Randi Dumfur lajmëron klubin: Vij të enjten…!
- Korca Boom
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Do të vijë sot e do të vijë nesër, ndërkohë që lajmi më i fundit ka të bëjë me ardhjen e Randi Dumfur, futbollistit që më së fundi duket se i erdhi dita që të mbërrijë në qytetin juglindor.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se Randi, të enjten në stërvitjen e radhës së Skënderbeut, do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, teksa vetë lojtari për këtë ka lajmëruar drejtuesit e skuadrës për ditën e ardhjes.
Të enjten në momentin që skuadra do të dalë në stërvitje Randi do të jetë atje, me ekipin, që do të thotë se grupi i Skënderbeut do të plotësohet thuajse i gjithi.
Me pak fjalë nuk ka asnjë mëdyshje, Randi Dumfur është gati të udhëtojë për të qenë të enjten edhe njëherë pjesë e Skënderbeut, por meraku i vetëm është nëse ka zhvilluar stërvitje apo jo, pasi nuk dihet forma e tij.
