top of page

E FUNDIT/ Aksident i frikshëm në Qafë Plloçë. Përplasen dy makina, njëra merr flakë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili lëvizte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.


Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page