top of page

E FUNDIT/ Grekët jehonë turneut ndërkombëtar ku merr pjesë edhe Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 22
  • 1 min read

Javën e ardhshme dhe pikërisht në fundin e muajit maj dhe në ditën e parë të qershorit në Kostur të Greqisë zhvillohet turneu ndërkombëtar midis tre shteteve, Shqipërisë, Greqisë dhe Anglisë për veteranë, ku marrin pjesë 12 skuadra nga këto tre shtete.


Shqipëria do të përfaqësohet në këtë aktivitet ndërkombëtar me ekipin e veteranëve të Skënderbeut, që do të luajnë dy ndeshje me dy skuadra greke.


Nga Anglia do të marrë pjesë skuadra e veteranëve të Watford, ndërkohë që Skënderbeu nga Shqipëria dhe 12 ekipet e tjera janë nga Greqia. Ky është turneu i 11-të që zhvillohet në Greqi dhe vetë grekët po i bëjnë jehonë të madhe këtij aktiviteti, ku merr pjesë edhe Skënderbeu.


Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë më 31 maj në orën 16:30 dhe përballë do të jenë veteranët e Lemnos, ndërkohë që një ditë më vonë, më 1 qershor do të përballen me grekët e Mesopotamia.

Suksese Skënderbeut në këtë turne ndërkombëtar!

 

Ndeshjet miqësore në Greqi:


31 maj 2025 Ora: 16:30

Lemnos-Skënderbeu


1 qershor 2025 Ora 17:30

Mesopotamia-Skënderbeu


“KORÇA BOOM”



bottom of page