top of page

E FUNDIT/ Kapiteni Elvis Prençi sqaron situatën e momentit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Shumë dilema ekzistojnë për ndërtimin e ekipit të ri për sezonin e ardhshëm të Skënderbeut. Në fakt, tashmë është mësuar se cilët janë lojtarët që janë larguar dhe të tjerët që janë ende pjesë e ekipit.


Megjithatë, të pasigurt mbeten ata lojtarë të cilëve u ka përfunduar kontrata ose, më saktë, ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare.


Një nga këto raste është edhe ai i kapitenit Elvis Prençi, i cili duket se për momentin ka vendosur të pushojë pak, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen.


Sipas Prençit: “Në këto momente jam me pushime dhe dua të çlodhem pak pas asaj që kaluam. Ende nuk e besoj plotësisht.”


Për kapitenin ka reaguar edhe klubi disa ditë më parë, duke deklaruar se Prençi e ka derën e hapur te Skënderbeu. Duke qenë në këto kushte, me shumë gjasa, Prençi pritet të jetë sërish pjesë e korçarëve në sezonin e ardhshëm.


“KORÇA BOOM”



bottom of page