top of page

E FUNDIT/ Partizani në garë, por Bismark Çarls mund të përfundojë te Vllaznia: Si do veprojë Skënderbeu, ja prapaskenat...

Aug 18, 2025
1 min read

Në Shkodër janë të bindur se sulmuesi Bismark Çarls do t’i bashkohet Vllaznisë pas eksperiencës së tij në Europë. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse Skënderbeu kërkon ta shesë përfundimisht lojtarin apo është i hapur edhe për një huazim me pagesë.


24-vjeçari nga Gana iu bashkua Skënderbeut në verën e kaluar dhe realizoi 9 gola gjatë sezonit, pavarësisht se skuadra ra nga kategoria.


Për shërbimet e tij interes ka shfaqur edhe Partizani, që sipas burimeve të ndryshme ka bërë një ofertë konkrete. Por korçarët nuk janë të gatshëm ta lëshojnë lehtë "xhevahirin" e tyre.


Skënderbeu nuk ka ndërmend të humbasë pronësinë mbi kartonin e Bismark Çarls, dhe një nga opsionet më të përfolura është huazimi i tij te Vllaznia, por vetëm kundrejt një pagese.

“KORÇA BOOM”


bottom of page