top of page

E FUNDIT/ Skënderbeu bën gati 2 blerjet e bujshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Klubi “Skënderbeu” ka konfirmuar edhe njëherë në këto momente për portalin tonë “Korça Boom” se do të jo më shumë se 2-3 blerje gjatë verës dhe nuk do të ketë më afrime. Madje edhe nëse Skënderbeu do të ishte në superligë këtë merkato nuk do të kishte shumë afrime.


Gjithsesi strategjia ka qenë që verën e ardhshme, pra në prag të sezonit 2026-2027 do të ketë një “bum” afrimesh, pasi vetëm në atë prag-sezoni skuadra do të luftojë për tu shpallur kampion dhe kjo do të thotë që ky sezon që do të vijë do të jetë për ngjitjen menjëherë në sueprligë.


Këto 2-3 blerje që do të vijnë këtë vere, flitet se janë lojtarë nga një për të gjitha repartet, madje thuajse janë mbyllur edhe marëveshjet, por në kohën dhe momentin e duhur do të bëhen publike edhe për mediat.


Madje flitet se janë lojtarë me shumë cilësi dhe me afrimet e tyre, skuadra do të jetë 100% e mbushur, pasi grupi i lojtarëve do të ruhet dhe kjo është më e rëndësishme për Skënderbeun e ri të kategorisë së parë.


Në ditët në vazhdim do të kemi edhe gjëra konkrete nga klubi bardhekuq që dalëngadalë po fillon të lëvizë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page