E FUNDIT/ Skënderbeu U-18 një hap larg titullit, mposht Dinamon në kryeqytet
- Korca Boom
- May 18
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu në volejboll për femra për të rritura nuk arriti të siguronte titullin kampion, duke zhvilluar një kampionat të dobët, ndryshe po ndodh te skuadrat e tjera të volejbollit në klubin “Skënderbeu”.
Ka qenë së pari Skënderbeu U-20 në volejboll për femra që javë më parë siguroi titullin kampion, duke arritur një sukses mëse të merituar. Tashmë është radha e Skënderbeut në volejboll për femra U-18 që duket se është një hap larg titullit kampion.
Ditën e sotme në kryeqytet Skënderbeu mposhti 3-2 Dinamon dhe ky është një sukses vërtet i madh. Tashmë mbetet edhe ndeshja e kthimit që Skënderbeu të kurorëzohet me titullin kampion. Kjo ndeshje pritet të luhet të mërkurën dhe do të startojë në orën 15:00.
Ja dhe njoftimi më i fundit i klubit shumësportësh “Skënderbeu”:
Vajzat e U18 fitojnë ndeshjen e parë finale me Dinamon duke treguar edhe njëherë forcën dhe karakterin e pathyeshëm
Dinamo-Skënderbeu 2-3
Të mërkurë dt.21 ora 15:00 finalja e dytë në “Tamara Nikolla”
Një hap larg titullit kampion, të gjithë ne mbështetje të ekipit
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
