E FUNDIT/ Transferim befasues. Ja kush largohet nga Skënderbeu dhe firmos me...
- Korca Boom
- Jun 21
- 1 min read
Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin e ri dhe premtues, Lirjon Latifi, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit shtesë.
Mesfushori 19-vjeçar me profil sulmues vjen nga ekipi U-19 i Skënderbeut në Shqipëri, ku ka pasur paraqitje të mira dhe ka shfaqur progres të vazhdueshëm në zhvillimin e tij si futbollist.
Latifi vlerësohet si një lojtar me potencial të lartë dhe pritet të bëhet një pjesë kyçe e ekipit të parë në të ardhmen e afërt.
KF Llapi vazhdon angazhimin për të ndërtuar një skuadër të fuqishme dhe konkurruese, duke investuar në talentet e reja që garantojnë një të ardhme të ndritur për klubin.
“KORÇA BOOM”
