top of page

E FUNDIT: Alkeo Bani i pari që largohet nga Skënderbeu. Nuk e kaloi provën…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 18, 2023
  • 1 min read

Lajmi i orës së vonë për Skënderbeun ka të bëjë me atë se Alkeo Bani është i pari që largohet nga Skënderbeu, duke mos e kaluar provën disa javore te bardhekuqtë.

Mesfushori 22-vjeçar që erdhi me bujë nga Anglia për të veshur fanelën e Skënderbeun, nuk e bindi trajnerin Ivan Gvozdenoviç dhe në këtë mënnyrë ka përfunduar aventurën me bardhekuqtë ditën e sotme.

Ka qenë “Korça Boom” që bën të ditur lajmin i pari dhe në fakt qysh mbrëmjen e djeshme pas miqësores ndaj Voska Sport stafi teknik ka vendosur për disa lojtarë që ishin në provë, por që vetëm njëri nuk e kaloi provën deri në këtë moment.

Alkeo Bani që ka qenë pjesë e kombëtares U-19 mendohej që mund të ishte një lojtar që do t’u bënte punë bardhekuqve, por me kaq e ka mbyllur aventurën dhe është larguar në shtëpi.

Tashmë pas zyrtarizimit se Alkeo Bani nuk e ka kaluar provën, priten edhe emra të tjerë që do të largohen, pasi në dispozicion trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka kontigjentin e fryrë.

Kush e ka radhën!? Priten të tjerë emra që të zyrtarizohen nga ora në orë.



bottom of page