E FUNDIT: Andrea Gërxho ka probleme dokumentacioni dhe…!
- Korca Boom
- Jul 16, 2023
- 1 min read
Edhe për mbrojtësin e krahut të djathtë Andrea Gërxho që luan në Itali, ka probleme dokumentacioni dhe është shumë e vështirë që të mbërrijë te Skënderbeu.
Shqiptari 23-vjeçar luan si mbrojtës i krahut të djathtë në Serinë C me Fermanën dhe ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me 26 ndeshje të aktivizuara.
Burime pranë “Korça Boom” bëjnë me dije se Gërxho ka probleme me dokumentacionin dhe shanset që të vijë te Skënderbeu janë më shumë se minimale.
Lojtari në fjalë duhet t’i zgjidhë vetë problemet dhe vetëm nëse ndodh një gjë e tillë mund të udhëtojë drejt Korçës, por edhe kjo duket e pamundur pavarësisht përpjekeve të tij.
Edhe Gërxho duket se do të mbetet thjesht dëshirë dhe asgjë më shumë se kaq.
