E FUNDIT: Caktohet ndeshja e parë / Ja kur luhet dhe në çfarë ore Egnatia-Skënderbeu…!
- Korca Boom
- Aug 21, 2023
- 1 min read
Ndeshjet e javës së parë janë përcaktuar tashmë dhe e vetmja ndeshje që ende nuk dihet është ajo e Partizanit, pasi skuadra e kuqe do të luajë në Europë.
Egnatia-Skënderbeu, do të jetë ndeshja hapëse e këtij edicioni të ri dhe do të luhet ditën e shtunë, në datën 26 gusht dhe do të startojë në orën 17:00.
Ndeshja e darkës të së shtunës do të jetë ajo e Vllaznia-Kukësi e cila do të startojë në orën 20:00.
Të dielën, në datën 27 gusht do të luhen dy ndeshje, Laçi-Erzeni dhe Dinamo-Tirana.
E vetmja ndeshje që nuk është përcaktuar ende, është ajo mes Partizanit dhe Teutës.
Me pak fjalë, Egnatia-Skënderbeu do të jetë ndeshja hapëse e superiores për këtë edicion të ri 2023-2024 dhe do të startojë ditën e shtunë, në orën 17:00.
