top of page

E FUNDIT: Drejtoresha e gjimnazit në Çëravë, Valentina Meçe, falsifikonte diplomat e nxënësve…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 1 min read

Pak momente më parë ka qenë Drejtoria e Policisë Korçë që ka zbuluar lajmin e pezullimit nga detyra të drejtoreshës së gjimnazit të Çëravës në Pogradec “Qemal Bazelli”, pasi drejtoresha falsifikonte diplomat e nxënësve të shkollës.

Mësohet se drejtoresha quhet Valentina Meçe dhe është 48 vjeçe. Drejtoresha është banuese në fshatin Buçimas po në Pogradec.

Ja dhe njoftimi i plotë i policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.



bottom of page