E FUNDIT: Edhe 1-2 miqësore, ja plani i Skënderbeut deri më 26 gusht…!
- Korca Boom
- Aug 11, 2023
- 1 min read
Skënderbeu do të zhvillojë 1-2 miqësore deri në datën 26 gusht që do të jetë edhe dita e startit të superligës së re 2023-2024.
Ky është lajmi më i fundit që bën të ditur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç pak momente më parë, duke deklaruar që klubi është në kontakte për të gjetur ekipet që do të përballet Skënderbeu.
Nuk ka një datë fikse se kur do të luhen miqësoret, por është kërkuar skuadër superlige që do të përballet Skënderbeu.
Problemi i vetëm mbetet që skuadra do të vijojë sërish të stëvitet në Korçë dhe kjo do të thotë që duhen gjetur ekipe që janë afër qytetit të Korçës, ose që janë duke zhvilluar fazën pranë qytetit tonë.
Nëse nuk do të gjenden ekipe të superligës, atëherë skuadra është e detyruar që të luajë ndaj ekipeve qoftë edhe të kategorisë së parë.
Brenda një ose dy ditësh do të mësohet edhe emri i kundërshtarit të parë në miqësore dhe padiskutim që stafi teknik do të alternojë miqësoret me seancat stërvitore.
