top of page

E FUNDIT / Edhe dy ditë, Randi dhe Fleçer të enjte në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 1, 2023
  • 1 min read

Sa shumë i ka pritur këto kohë trajneri Ivan Gvozdenoviç dy futbollistët e huaj, Randi Dumfur dhe Zhordan Fleçer, duket se ka ardhur dita që kjo dyshe e huaj të mbërrijë në qytetin juglindor.

Nga ajo që është lajmëruar nesër të dy lojtarët pritet të nisen nga vendet e tyre e pakta 24 orë të jenë në qytetin juglindor.

Radi Dumfur është mbrojtësi i Skënderbeut, që këtë superligë me shumë gjasa mund të luajë në mesin e fushës, pasi është një lojtar me shumë vlera dhe mesfushën e ka rolin e tij natyral.

Nga ana tjetër xhamajkani Zhordan Fleçer është një tjetër blerje shumë e rëndësishme në repartin e sulmuesit dhe edhe ky pritet të vijë ditën enjte, pas fluturimit nga Xhamjak e largët.

Me pak fjalë, te Skënderbeu i presin me padurim këta dy futbollistë që do mbushin edhe më shumë Skënderbeun dhe pas mbërritjes së tyre edhe Ivan Gvozdenoviç do të jetë edhe më i qetë.



bottom of page