top of page

E FUNDIT/ Klubi “Skënderbeu” hap dyert, ndaj Bylisit Tribuna C dhe D pa biletë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 23
  • 1 min read

Updated: Apr 24

E kishte paraprirë portali ynë prej ditësh që duhet të kishim hyrje falas për tifozët dhe duket se klubi ka marrë vendimin e duhur. Pak momente më parë nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare klubi “Skënderbeu” ka nxjerrë njoftimin se për këtë ndeshje do të jenë dy tribuna falas. Bëhet fjalë për Tribunën C dhe Tribunën D.


Ndërkohë që me Tiranën ishte vetëm Tribuna C pa biletë, tashmë është hapur edhe anësorja, pra Tribuna D.


Kjo u jep mundësi të gjithëve që të jenë të stadium të dielë, për të mbështetur Skënderbeun.

 

Njoftimi i KF Skënderbeu:


Ndeshja e rradhës

Skënderbeu - Bylis

E Dielë, 27 prill | Ora 15:30

Stadiumi “Skënderbeu”

Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.

Të gjithë së bashku për 3 pikë!


“KORÇA BOOM”



bottom of page