E FUNDIT: Korçë/ 4-vjeçari rrëzohet nga shkallët e kopshtit, dërgohet në spital
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë.
Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.
Fëmija ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore dhe është larguar drejt banesës së tij së bashku me prindërit.
Sipas deklarimeve të dhëna në polici, prindërit e fëmijës nuk kanë shprehur pretendime lidhur me incidentin e ndodhur në kopshtin nr. 11 të qytetit të Korçës.
Nga ana tjetër, edukatorja në deklaratën e saj ka sqaruar se, në momentin kur ka ndodhur ngjarja, fëmijët kanë qenë duke luajtur.
“KORÇA BOOM”
