E FUNDIT/ Kush e kërkon mandatin e 7-të të Korçës dhe kujt mund t'ia marrë? Ja llogaritë!
- Korca Boom
- May 17
- 2 min read
Pa u mbyllur ende votat e Diasporës e vetmja mëdyshje e votave të Korçës është ajo, nëse PS-ja do të arrijë të marrë mandatin e 7-të në Korçë apo jo? Këtë mandat deri tani e ka fituar Fidel Kreka, pra PS-ja ka 6 mandate dhe PD-ja ka 4 mandate.
Por akoma nuk janë mbyllur kutitë e Diasporës dhe ai që pret mandatin e 7-të të PS-së është Arian Jaupllari, i cila ka gjasa që të jetë pjesë e parlamentit të ri, por shanset matematikore nuk mungojnë.
A mundet që Jaupllari t'ia marrë Krekës?
Një pyetje që të gjithë në fakt do të donin të dinin një përgjigje përfundimtare. Kur kanë mbetur edhe rreth 5300 zarfa deri në përfundim të numërimit të Diasporës, sipas llogarive në total Partisë Demokratike i duhen 2882 vota në Diasporë.
Deri në këto momente PD ka siguruar 2549 vota, pra është shumë pranë rikonfirmimit të mandatit të Fidel Krekës.
Jaupllari në fakt, pret që të gjitha votat të jenë për të, por është thuajse e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë.
Me pak fjalë shpresa e fundit e Jaupllarit për të qenë në parlament, është më shumë se minimale, por pasi të numërohen edhe disa zarfe të tjera do të mund të themi fjalën e fundit.
Arian Jaupllari kujtojmë që mblodhi 7430 vota në qarkun e Korçës, ndërkohë që përpara tij ishin, Ilir Pëndavinji dhe Bledi Çomo, ndërkohë që Besa Spaho edhe pse kishte më pak vota, u fut si femër në parlament dhe e parakaloi.
Fidel Kreka i PD-së po shkon me shumë mundësi drejt parlamentit dhe rikonfirmohet si i pari i PD-së në qarkun e Korçës që mblodhi më shumë vota. Vetëm 1 kandidat është futur deri tani nga lista e hapur e PD-së dhe Kreka pret vetëm zyrtarizimin.
“KORÇA BOOM”



















