top of page

E FUNDIT: Largohet Djabi, Skënderbeu bën gati “goditjen” me një tjetër sulmues të huaj…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që Muhamed Djabi i ka thënë lamtumirë Skënderbeut qysh ditën e djeshme, teksa për herë të parë këtë lajm e bëri të ditur vetëm portali “Korça Boom”, bëhet gati afrimi i radhës në këtë merkato vere.

Duke qenë se Skënderbeu po kërkon sulmues, pritet që nga momenti në moment të mbërrijë në juglindje edhe blerja tjetër më e fundit.

Bëhet fjalë për një sulmues tjetër afrikan që do t'i bashkohet Zhordan Fleçer në majë, por që drejtues të klubit e kanë të vështirë të japin hollësi në lidhje me futbollistin që do të mbërrijë te Skënderbeu.

Burime pranë portalit tonë mësojnë se sulmuesi do të jetë i huaj dhe do të bashkohet brenda dy ditësh me Skënderbeun. Sigurisht që do kohën e vet që lojtari në fjalë të përshtatet, por pritet që të jetë lojtar me vlera dhe nuk do të ketë lidhje me Djabi, sulmues i cili në fakt zhgënjeu.

Nga ora në orë pritet të mësohet edhe emri dhe pa diskutim që kjo do të jetë edhe blerja e fundit e merkatos verore për Skënderbeun.



bottom of page